Bota

Edhe pse ende nuk kanë arritur në Ukrainë, propaganda ruse: Kemi shkatërruar automjete luftarake amerikane Bradley

Rusia është e njohur si shtet propagandues dhe prodhues i lajmeve të rreme.

Rusët kanë vazhduar të gënjejnë rreth pushtimit të shtetit ukrainas duke fabrikuar të dhëna të pasakta.

Në fakt, së fundi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka publikuar statistika të reja duke gënjyer se kanë shkatërruar automjete të blinduara luftarake amerikane “Bradley”.

Megjithatë këto automjete ushtarake ende nuk kanë arritur në territorin ukrainas dhe pritet që të jenë në frontin e luftës gjatë muajve në vijim.

Lexo më shumë  SHBA i drejtohet teknologjisë ukrainase kundër dronëve pas sulmeve nga Irani

Theksojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka qëndruar për një vizitë njëditore në SHBA, ku ishte takuar me homologun amerikan, Joe Biden, ku ky i fundit i kishte premtuar se do të vazhdojë me armatimin e forcave ukrainase duke përfshirë edhe “Bradley”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Lexo më shumë  Pas 40 vitesh në Çernobil/ Natyra ka pushtuar atë që lanë njerëzit (PAMJE TE RRALLA)
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *