Opinion/Aktualitet

Edhe në mort të korrësh sukses politik!

Nga Mentor Kikia

Është meritë e madhe që edhe në mort të korrësh sukses politik!

Psh: Ministrja e Turizmit këtu duhej të ishte mbuluar me perçe. Jo për shkak të besimit ferar, por që të mos e shikonin. 

Ky djali që po e vajtojnë këta, do të ishte gjallë e mirë sot, nëse në plazhe do të kishte roje plazhi, “Lifeguard”, do të kishte kordone sigurie që tregojnë deri ku mund të notosh…

Lexo më shumë  Pse Rama u ribashkua me Vuçiçin

Por meqë nga këto gjëra të jashtme në plazhet tona nuk ka, një djalë u mbyt për të shpëtuar vëllain e vogël. 

Këta që duhet të vendosin ”Lifeguard” dhe që sot duhet të mbajnë përgjegjësi për një të ri të mbytur, tani po shkojnë të qajnë e ta shpallin hero.

Ose…

Nëse e gjitha ishte thjeshtë një fatkeqësi, çfarë ka këtu për të bërë heronj?

Lexo më shumë  Lustracioni i Organizates Kriminalo-Komuniste - Sa herë ndodh ndonjë krizë artificiale e provokuar nga “menaxheria” e komuno-oligarkëve në Kosovë, ndaluni dhe mendoni se çka ka ndodhë apo do ndodhë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, aty ku flejnë gjarpërinjtë e “shteteve të thella” të Prishtinës

Apo Shkurte Pal Vata, Adem Reka, Isuf Plloci… ca njerëz që vdiqën thjeshtë duke punuar u bënë Heronj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *