BallinaLajme

Edhe lutja me masa kufizuese, në 18:00 nis mesha tek “Shën Pali”

Sot festohet vigjilia e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë. Ndryshe nga vitet e tjera, kur mesha zhvillohej në orën 20:00, kësaj here për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kufizimit me orën policore do të zhvillohet në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe 18:30 në Dioqezat e tjera në vend.

Ishte imzot George Frendo, Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, ai që siguroi se ishin marrë masat e nevojshme për të shmangur grumbullimet e njerëzve, duke kërkuar leje për zhvillimin e ceremonisë tek Komiteti Teknik. 

Lexo më shumë  Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri për të sjellë dhuratat.

Jezusi besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

Rruga Press

YouTube player