KryesoreLajme

Edhe këtë vit ministria e Arsimit vazhdon subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do vazhdojë me subvencionimin e teksteve shkollore edhe për vitin 2024-2025, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pas takimit që ka mbajtur me drejtorët komunal të arsimit.

Në një konferencë për media, Nagavci ka thënë se procesi i subvencionimit mund të bëhet që nga nesër në platformën E-Kosova.

E para e arsimit ka thënë se nxënësit nga klasa e 1-5 do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa nga klasa e 6-9 do të subvencionohen me 110 euro

Lexo më shumë  Bizneset të bashkuar kundër qeverisë Rama për paketën fiskale: rrezikohen investimet dhe vendet e punës

“Mbajtëm mbledhjen me drejtorit komunale të Arsimit ku me drejtoret diskutuam për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollorë. Temë shumë me interes është furnizimi me tekste dhe mjete mësimore. Edhe sivjet i kemi kushtuar tejet kujdes edhe sivjet tekste dhe mjete mësimore do të ofrohen si vitin e kaluara duke subvencionuar prindërit, të cilët mund të aplikojnë qysh nesër. Ky proces është transparent, shmang mundësin e çdo keq planifikimi që ka ndodhur në të kaluare. Aplikimi do të filloj nesër në platformën E-Kosovë. Sipas kërkesave nxënësit nga klasa e 1-5 do të subvencionohen me nga 80 euro, nga klasa e 6-9 do të subvencionohen me 110 euro”, u shpreh Nagavci.

Lexo më shumë  Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit edhe pedagogët

Rruga Press

YouTube player