Bota

Edhe Franca i mbyll derën Djokovicit: “Do të luajnë vetëm të vaksinuarit”

Pas Melburnit, edhe Parisi. Për Novak Djokovicin dyert e “Australian Open” janë mbyllur dhe ato të “Roland Garros” ka gjasa të mos hapen, ku tenisti serb triumfoi vitin e kaluar, duke mposhtur në finale Stafanos Tsitsipas.

Në fakt, “super green pass” është gati të hyjë në fuqi edhe në Francë dhe nuk do të bëhet asnjë përjashtim, as për sportistët e huaj. Kjo edhe për arsye elektorale.

“Pasaporta e vaksinimit, – shpjegoi ministrja franceze, – do të jetë e detyrueshme për spektatorët, por edhe për ata që ushtrojnë sport, për sportistët profesionistë, francezë dhe të huaj”.

Prandaj nuk do të ketë lëshime për ata që nuk janë të vaksinuar ose të imunizuar me vaksina të panjohura nga Franca. Kështu mbizotëroi linja e ashpër, si për të thjeshtuar zbatimin e rregullave të reja, ashtu edhe për të shmangur polemika të panevojshme 100 ditë para zgjedhjeve presidenciale, në një vend ku përjashtimet nuk vlerësohen veçanërisht, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me njerëz të shquar.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Në këto kushte, kampioni serb Novak Djokovic duhet të ndryshojë planet e sezonit. Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit ka bërë të ditur, se është ende duke punuar për mundësinë e pjesëmarrjes së sportistëve të pavaksinuar.

Por nga mazhoranca erdhi përgjigja e ashpër e kreut të deputetëve të partisë së presidentit Emmanuel Macron, si dhe ish-ministrit të brendshëm Christophe Castaner:“Nuk do të ketë përjashtime, rregullat vlejnë për të gjithë. Nuk bëhet fjalë që në këto kushte Djokoviç të luajë në “Roland Garros”.

Rruga Press

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve
YouTube player