Bota

“Edhe fashistët nuk ishin aq të poshtër sa këta” – Njihuni me snajperisten ukrainase “Zonja Vdekje”

Një grua snajperiste ukrainase e koduar “Charcoal” është cilësuar si një heroinë kombëtare. Ajo ka marrë krahasime me një ushtare legjendare të Luftës së Dytë Botërore me nofkën “Zonja Vdekja”, gjithashtu ukrainase.

Ushtria ukrainase ka publikuar imazhe të saj, me fytyrën e saj të mbuluar pjesërisht për të maskuar identitetin e saj.

Gjuajtësja e paidentifikuar iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës në vitin 2017, duke luftuar në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Lexo më shumë  NATO mobilizon 3 000 ushtarë në Letoni, në manovrat më të mëdha pranë Rusisë dhe Bjellorusisë

Pasi mori një pushim nga puna e saj në janar, snajperustja iu bashkua marinsave kur Rusia pushtoi vendin e saj më 24 shkurt.

Në një mesazh të ndarë nga ushtria ukrainase, Charcoal u zotua të ndëshkojë forcat e Moskës. “Ne duhet t’i nxjerrim të gjithë jashtë!” tha ajo.

“Këta njerëz nuk janë qenie njerëzore. Edhe fashistët nuk ishin aq të poshtër sa këta. Ne duhet t’i mposhtim ata”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  Polonia krijon një brigadë të posaçme ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Kaliningradin rus

Charcoal bashkohet me një linjë krenare të snajperisteve femra të lindura në Ukrainë, më e famshmja prej të cilave është Lyudmila Pavlichenko, e cila u quajt “Zonja Vdekja” për vrasjen e më shumë se 300 gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *