Bota

Edhe Daçiqi si Vuçiqi: Serbia në rrugën evropiane do ta ruajë miqësinë me Rusinë e Kinën

Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiq dhe ambasadori i Rusisë në këtë vend Aleksandar Botsan-Kharchenko gjatë një takimi që patën sot kanë diskutuar për situatën aktuale në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse.

Duke folur për zhvillimet në Ukrainë, Daçiqi i tha diplomatit rus se “Serbia është e përkushtuar për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe do të jetë gjithmonë e përkushtuar për paqen, por do të udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare dhe në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën.

Një deklaratë të njëjtë si Daçiqi e bëri një ditë ditë më parë edhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në takimin që pati me të dërguarin e Moskës në Beograd.

Lexo më shumë  Hetimi paraprak konfirmon se një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e Azerbaijan Airlines në Kazakistan

“Duke falënderuar për urimet, Vuçiqi tha se Serbia në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë “miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”.

Gjatë takimit thuhet se presidenti Vuçiqi është shprehur për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *