Lajme

Edhe 40 milionë euro për FSK-në. Ministri Maqedonci: Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qytetarëve tanë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është ndarë buxhet shtesë prej 40 milionë euro për FSK-në.

Për këtë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se më këtë është tejkaluar buxheti prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.

Lexo më shumë  Kurti mori pjesë në takimet rajonale të Njësive për Inteligjencë Financiare

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë dhe 40 milionë euro shtesë për ushtrinë tonë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.

Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qytetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player