Lajme

E shoqja i jep “like” postimit të Vuçiqit me ambasadorin rus, ambasadori amerikan në Beograd mundohet ta justifikojë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka komentuar një “like” që bashkëshortja e tij ia ka dhënë një fotografie në Instagram ku shiheshin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ambasadori i Rusisë atje, Aleksandar Bocan Harçenko.

“Çfarë do të thotë kjo – se ajo mbështet bashkëpunimin mes Vuçiçit dhe ambasadorit rus”, u pyet Hill në një intervistë për gazetën serbe, Nova.

“Gruaja ime ndjek/pëlqen pa kujdes shumë gjëra në Instagram. Mendoj se ishte një foto që i ‘pëlqeu’ dhe mendoj se ajo mendoi se ishte ndonjë shkollë. Nuk është padyshim një qëndrim politik, por gjithashtu nuk duhet të jetë diçka në të cilën do të përfshiheshin gazetarët seriozë”, tha Hill.

Lexo më shumë  Lubonja: Nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj do të arrestohej

Ai u pyet nëse “like” i gruas së tij konstaton se ai si ambasador ka marrëdhënie të mira private me Vuçiçin.

“Kam marrëdhënie të përshtatshme me një numër të madh njerëzish. Unë jam ambasadori amerikan dhe të jeni të sigurt që punoj me njerëz të ndryshëm, duke filluar nga përfaqësuesit e qeverisë. Kjo është puna ime”, tha Hill.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Politologu Jasmin Mujanoviq ka reaguar në platformën X duke thënë që situata po bëhet qesharake.

“Ka ardhur koha të ndryshohet lidershipi në ambasadën e SHBA-së në Beograd. Situata po bëhet me të vërtet shumë qesharake”, ka shkruar ai.

YouTube player