Lajme

E shkarkoi sot, postet me rëndësi që Rama i besoi Ahmetajt në 9 vite dhe afera e inceneratorëve

Nga 2013-ta, Arben Ahmetaj ka qenë përherë në krahë të Edi Ramës.

Në 9 vite drejtimi të qeverisë nga Rama, Arben Ahmetaj ka qenë gjithmonë pjesë e kabineteve qeveritare, me përjashtim të një 10-mujori nga janari deri në dhjetor të 2019-ës.

Fillimisht Ahmetaj ishte pjesë e qeverisë Rama 1 si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Këtë detyrë e mbajti nga shtatori i 2013-ës deri në shkurt 2016-të.

Për rreth 1 vit Arben Ahmetaj do të shërbente si ministër i Financave. Në qeverinë Rama 2, Ahmetaj do të drejtonte ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Në shkurt 2019 do të vinte largimi i parë i tij nga qeveria. Qëndrimi larg kabinetit qeveritar do të zgjaste vetëm 10 muaj, kohë në të cilën Ahmetaj do të drejtonte Komisionin e Ekonomisë.

Por në dhjetor të 2019-ës, pas 2 tërmeteve të forta që kishin lëkundur vendin në shtator dhe nëntor, Arben Ahmetaj u emërua si ministër shteti që do të kujdesej për procesin e Rindërtimit. Këtij posti në shtatorin e vitit të shkuar do I bashkëngjiste edhe pozicionin e zv.kryeministrit pas zgjedhjeve te 2021

Arben Ahmetaj është deputet i Partisë Socialiste që prej vitit 2009, ku fillimisht u zgjodh në qarkun e Korçës, dhe më pas në Gjirokastër e Tiranë. Në karrierën e hershme, Arben Ahmetaj ka shërbyer në administratë si drejtor i tatimeve, por edhe si zv.ministër i Integrimit.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

Në këto 9 vite të maxhorancës socialiste, Arben Ahmetaj ka qenë një nga figurat më të sulmuara. Së fundi ai është një nga ministrat ndaj të cilit opozita ka dorëzuar padi për çështjen e inceneratorëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka lidhur shkarkimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetajn me inceneratorët. Sali Berisha tha se Rama e liroi nga detyra Ahmetajn, vetëm që të arratiste nga Shqipëria.

“Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar Arben Ahmetajn. Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një.

Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, Ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore.

Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.

Kurrë një kryeministër, përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe, nuk firmos një procedurë të tillë. Edi Rama është koka e Meduzës e kësaj afere të tmerrshme.


Në rastin e inceneratorit të Tiranës, në shkelje të plotë, ai firmos bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që u përdor për të gjitha vjedhjet. Edi Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugalen, Zoton dhe Mërtirin, në një kohë kur në ligjeratën, apologjinë që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit, ata ishin më të rëndësishmit në sallë. Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen. Duhet të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon, sipas KLSH, në 283 milionë euro.”– tha Berisha.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *