Bota

E RRALLË/ Shoferët me veshje Krishlindjesh do të gjobiten me 5 mijë paund

BRITANI E MADHE- Drejtuesit e mjeteve po paralajmërohen se mund të ndëshkohen me një gjobë prej 5 mijë paund nëse veshin rroba dimërore ose ato të Krishtlindjeve. Mediat e huaja shkruajnë se veshjet që shpërqendrojnë shoferët e tjerë mund të konsiderohen si ‘ngarje e pakujdesshme’.

Ekspertët e automobilizmit në National Tires and Autocare u kanë kërkuar shoferëve që janë në rrugë këtë sezon festiv të jenë të vetëdijshëm për atë që kanë veshur, pasi kjo i vë në telashe me ligjin. Drejtuesit do të ndëshkohen me gjobë ose zbritje 3 deri 9 pikë nga leja e drejtimit.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Rregulli 97 i Kodit të Autostradave thotë se drejtuesit e automjeteve “duhet të sigurohen që veshja dhe këpucët të mos i pengojnë teksa janë ecin me makinë në asnjë mënyrë” dhe nëse nuk e bëni këtë mund të klasifikohet si ngarje e pakujdesshme dhe mungesë vëmendjeje. Shoferët paralajmërohen gjithashtu se zgjedhjet e veshjeve ose kostumet që shpërqendrojnë shoferët e tjerë për shembull, një veshje babadimri ose veshje me xixa mund të klasifikohen gjithashtu si ‘ngarje e pakujdesshme’ sipas Kodit të Autostradës.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *