Bota

E rrallë, bie borë në Afrikën Jugore

Afrika e Jugut po përshkohet nga një front masash të ftohta ajri, të cilat shkaktuan gjatë fundjavës ngrica dhe borë të dendur.

Muajt qershor deri në gusht përkon me stinën e dimrit për shtetin më jugor të Afrikës.

Shërbimi meteorologjik vendas, sidoqoftë, thotë se moti i këtij viti është i pazakontë dhe ka vështirësuar trafikun rrugor.

Qytetarëve u është sugjeruar t’i bëjë mirë planet para se ta lënë shtëpinë.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Fermerët janë udhëzuar të kujdesen për kafshët që mbajnë jashtë.

Reshjet më të dendura të dëborës ranë ditë më parë në rajonin e Lesotos dhe në Kuazulu-Natal ku temperaturat zbritën nën zero.

Autoritetet lëshuan alarmin e kategorisë 4 për motin ekstrem, duke paralajmëruar mundësinë e rreziqeve të konsiderueshme për vendin.

Sasitë e borës deri 20 centimetra u përqendruan në zonat malore dhe provincat e Kejpit Verior e Perëndimor, ku fronti i masave të ftohta shkaktoi erëra të forta dhe shira të rëndë.

Lexo më shumë  Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Javën e kaluar Afrika e Jugut përjetoi reshje bore për herë të katërt në harkun e dy muajve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *