KryesoreLajme

E RËNDË! ‘Pse ma hoqe ndihmën ekonomike’/ 48-vjeçarja vdes pas takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes

Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e brendshme të Bashkisë Lushnje. Gruaja, nga fshati Çinar, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale. Raportohet se viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Pas mbërritjes së ambulancës, se gruaja ka ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 48-vjeçares.

Akoma më tronditëse është fakti që sipas ‘Tvklan’, kryebashkiakja Eriselda Sefa ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.

Në një reagim të kryetarit të opozitës, Sali Berisha, ai thote se “gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e bashkisë së Lushnjës Fillimisht, 48-vjeçarja Shpresa Cani ka debatuar me drejtoreshën e Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela të PS-së, ku i është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj.

Pas debatit, 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes.  Aty është tentuar të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48-vjeçarja Shpresa Cani kishte shkuar në bashkinë e Lushnjës për t’u ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike, por edhe shëndetësore.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur, e dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore, me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *