Lajme

E rëndë në uzinën e armëve të Gramshit, dy rusë sulmojnë me lëndë djegëse dhe plagosin dy ushtarë

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Uzinën ushtarake të qytetit të Gramshit. Dy shtetas rus kanë sulmuar ushtarakët e kësaj uzine. Tre orë më parë, këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike ushtarëve duke i dëmtuar. Njeri prej rusëve është neutralizuar, ndërsa tjetri është arratisur në drejtim të paditur.

Lexo më shumë  Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

Dëshmitarët okularë thanë se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Lexo më shumë  Haxhiu: Zbatohen 55 % e aktiviteteve të strategjisë për sundim të ligjit

Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar me lëndë kimike në fytyrë dhe trup. Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *