Bota

E moshuara ukrainase tregon detajet tronditëse: Rusët ua lidhën këmbët e duart civilëve dhe i vranë

Një raportim tronditës në “The Times” tregon për banorët e një qyteti jashtë Kievit, Bucha, i cili së fundmi u çlirua nga kontrolli rus.

Maria Dabizhe, 80 vjeç, përshkroi se si ushtarët rusë ishin paraqitur në shtëpinë e saj disa ditë pas fillimit të pushtimit.

“I pyeta se çfarë po bënin atje”, tha ajo për gazetën. “Ata më thanë: Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë punën tonë”.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

Ajo tha se vetëm kur rusët filluan të tërhiqen, situata u bë më e qartë.

Fqinjtë e saj ishin lidhur me duar e këmbë dhe ishin vrarë, dhe luftëtarët e mbrojtjes territoriale gjetën një bodrum poshtë një rruge të mbushur me trupa të vdekur.

Trupat i përkisnin 18 burrave, grave dhe fëmijëve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *