Lajme

E moshuara te “5 Maji”: Më tërhoqën zvarrë, nuk largohem nga banesa, kërkoj nga shteti të më rikthehet shtëpia ashtu siç ishte

Mure të shembura, inerte, rrënoja dhe drurë që digjen për t’u ngrohur. Kjo është situata në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku para 2 ditësh, pas një aksioni të IKMT u prishën afro 30 shtëpi.

78-vjeçarja Liza Marku, tha se nuk e kanë lejuar që të marrë sendet personale dhe ilaçet që përdor për sëmundjen.

Ajo, theksoi se nuk do të largohet nga banesa e rrënuar, pasi nuk ka para të përballojë qiratë e larta në Tiranë. Marku kërkon nga shteti që t’i rikthehet shtëpia që kishte.

“Jam 78-vjeçe, quhem Liza Marku. Kam jetuar jashtë. E kishin lënë në 10 me na e prish, kanë ardhur në 7 e 30. Ata kanë hyrë në kabinë, kanë fikur dritat. Me ne u sollën sikur jemi diversantë. kërkova rrobat personale për t’i marrë, nuk më lejuan. Turpi më i madh është të merren me një plakë, duke më kap për leckash 4-5 policë. As Serbi në Kosovë s’ka bërë si kanë bërë ata atë ditë. Unë i thash që hajde bëjmë kontratë, po jo ta prishin e të thonë ik ku të duash. Kam shkuar në Bashki për të folur, s’jam pranuar. Nuk kemi ku të shkojmë. S’më kanë lënë me marr ilaçet e mia.

Lexo më shumë  Mbahet punëtoria për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës

Qiraja është 300-400 mijë, ku të gjej lekë, sepse unë 100 mijë marr qira. Unë këtu do të jetoj, edhe nëse temperaturat janë të ulëta. S’kemi ’u të shkojmë. Po luftojmë me jetën. Unë dua të kem shtëpinë time, ashtu siç e kam pasur, metër për metër, cëntim për cëmtim. S’kam ku të shkoj. Më vjen zor të shkoj diku”, tha e moshuara.

Rruga Press

YouTube player