Bota

E mbijetuara e luftës në Bosnje: Mohimet e masakrës së Rusisë në Ukrainë ‘si Srebrenica’

Një e mbijetuar e luftës në Bosnje Hercegovinë ka thënë se ukrainasit, të cilëve i janë vrarë të dashurit në luftë, mund të marrin drejtësi, por mund të duhet të presin për një kohë të gjatë që e vërteta të dalë.

Rusia ka mohuar vrasjen e qëllimshme të civilëve, por Ukraina thotë se ka shumë prova për të kundërtën në qytetet si Bucha dhe Irpin.

Lexo më shumë  OKB: Afër gjysmë milionë palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në Rafah dhe veri të Gazës

Munira Subasic ndihmoi në krijimin e “Nënat e Srebrenicës” për të kërkuar që viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të identifikoheshin dhe përgjegjësit të dilnin para drejtësisë.

Ajo tha për Associated Press se njerëzit “u përpoqën të fshihnin se fëmijët tanë kanë ekzistuar ndonjëherë dhe në thelb pretendonin se ne nuk ishim kurrë nëna, se kurrë nuk lindëm askënd.”

“Mohimet e Rusisë për masakrat që ushtarët e saj po kryejnë tani në Ukrainë, për mua tingëllojnë njësoj si mohimi i gjenocidit të Srebrenicës”, tha ajo.

“Por nëse të mbijetuarit janë këmbëngulës e vërteta do të mbizotërojë”, tha ajo, shkruan Sky News.

Më shumë se 7000 djem dhe burra boshnjakë u vranë në mizorinë e Srebrenicës në korrik të vitit 1995.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *