E konsideroi fjalimin më të rëndësishëm të karrierës, Trump: Do ju njoh me faktet
Në atë që e cilësoi si fjalimi më dhomethënës të karrierës së tij, presidenti aktual amerikan Donald Trump, iu bëri thirrje shtetasve dhe kryesisht 74 milionë votuesve të tij, ta ndihmojnë në betejën e nisur për të nxjerrë në pah të gjitha parregullsitë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Po e bëj këtë për të rikthyer besimin e votuesve te ky proces”, tha Trump.
“Gjatë javëve në vijim do ju njoh me të gjitha faktet e mbledhura sesi shtimi i votave në kuti të personave që nuk dihet se nga erdhën, ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Amerikë.”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij prej 46 minutash, ai u ndal tek mënyra sesi demokratët u sollën përgjatë gjithë procesit dhe sesi që prej fillimit i bënin thirrje elektoratit të votonin online, e vetmja mënyrë për të ndërhyrë në sistem, sipas Trump.