E gjithë vëmendja tek presidenti Zelensky, por ja kush është Zonja e Parë e Ukrainës
Prej tri ditësh e gjithë vëmendja është mbi Ukrainën dhe betejën me forcat ruse. Presidenti Voloymyr Zelensky i ka bërë thirrje të gjithëve që të mbrojnë Ukrainën ndërsa thekson se do të pajisen të gjithë me armë.
Vazhdimisht reagon në rrjete sociale duke treguar si është situata në lidhje me luftën dhe i jep kurajo të gjithëve që të mos largohen nga vendi. Para se të vinte në postin e presidentit, Zelensky pati një karrierë të gjatë si komedian.
Ndonëse e gjithë vëmendja është tek ai, edhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelensky është person me ndikim.
Olena Kiyashko lindi më 6 shkurt 1978 në Kryvyi Rih. Ajo dhe burri i saj i ardhshëm shkuan në të njëjtën shkollë të mesme, por ata nuk ishin takuar kurrë. Shumë nga shokët e saj të klasës, sipas Zelensky, ai i njihte, por jo vetë partneren.
Ata u takuan shumë më vonë kur Olena ishte studente në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Kombëtar Kryvyi Rih. Marrëdhënia e çiftit përparoi me kalimin e kohës, ata qëndruan të lidhur për tetë vjet përpara se të martoheshin më 6 shtator 2003.
Oleksandra, vajza e tyre, lindi më 15 korrik 2004, ndërsa djali i tyre, Kyrylo, më 21 janar 2013.
Rruga Press