BotaKryesore

Presidenti turk bllokon kalimin e luftanijeve ruse në Detin e Zi

Para pak minutash presidenti ukrainas Zelenski ka shkruan në Twiter një mesazh falenderimi drejtuar presidentit turk, Erdogan.

Ai shprehet falenderues për mbështetjen e fortë që po jep presidenti turk dhe populli turk.

Zelenski shprehet se bllokimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi është një gjë skajshmërisht e rëndësishme.

“Falenderoj mikun timm presidentin e Turqisë Erdogandhe mbështetjen e popullit të Turqisë për mbështetjen e tyre të fuqishme. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja domethënëse ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë skajshmërisht të rëndësishme sot. Populli i ukrainës nuk do e harrojë kurrë këtë”, ka thënë presidenti ukrainas Zelenski, pas këtij vendimi të shtetit turk.

Lexo më shumë  Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Presidenti Zelenski kishte disa ditë që kërkonte të ndërmerrej një hap i tillë, i cili ndihmon në pengimin e forcave ruse për të pushtuar Ukrainën.

©Rruga Press

Lexo më shumë  Tomorri: Progres-raporti për Shqipërinë tregon përgjegjësitë e qeverisë për pengesat në integrimin drejt BE-së
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *