KryesoreLajme

E Fundit, Zelenski fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ja data

Të martën, më 3 maj Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do t’i drejtohet parlamentit shqiptar me një mesazh.

Nëpërmjet një video-mesazhi Zelenski pritet të mbajë fjalimin e tij.

Më herët Zelenksi ka mbajtur fjalime në parlamentet e vendeve europiane, ku nuk kanë munguar thirrjet për ndihmë ushtarake dhe sanksione ndaj Rusisë.

Të dielën, Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Zelenski u shpreh se me Erdoganin diskutoi nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli si dhe shkëmbimin e trupave ukrainase që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *