BotaKryesore

E fundit/ Rrëzohet droni rus në Rumani

Autoritetet e Bukureshtit thanë se një dron vrojtimi i pa pajisur me armatim, i një lloji të përdorur nga forcat ruse në Ukrainë, u rrëzua në veri të Rumanisë.

Ministri rumun i Mbrojtjes Vasile Dincu tha të hënën në mbrëmje se droni që u rrëzua pranë një fshati në qarkun Bistrita në Rumaninë veriore ishte një UAV, i cili nuk kishte asnjë eksploziv në bord.

“Nuk është një dron shumë i madh. Është një dron-lodër, një metër e pak i gjerë. Është një dron kërkim-informacion dhe nuk mbante eksploziv”, tha Dincu.

Ai tha se droni është gjetur nga fëmijët.

Droni i prodhuar nga Rusia, Orlan-10, mbledh informacion dhe identifikon objektivat. Është përdorur nga forcat ruse në Ukrainën lindore që nga viti 2014 dhe në luftën në Siri.

Lexo më shumë  Tomorri: Fushata e egër mediatike kundër Kurtit në Shqipëri ra. Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Dincu tha se ka folur me zyrtarët ukrainas për dronin. Rumania po përpiqet të identifikojë se ku është lëshuar pasi modeli ka aftësi fluturimi vetëm me rreze të mesme dhe mund të ketë ardhur nga territori i Ukrainës.

Dincu tha se mund të jetë pjesë e një ofensive propagandistike ruse “për të dekurajuar vendet fqinje që mbështesin Ukrainën.

“Propaganda ruse shpreson të shkatërrojë solidaritetin, të frikësojë njerëzit në këtë zonë”, shtoi ai.

Një dron më i madh dhe i armatosur rus u rrëzua të dielën në Zagreb, por nuk shkaktoi viktima.

Lexo më shumë  Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Transmetuesi kombëtar kroat HRT raportoi se burime të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thanë se në dron u gjet një bombë 120-kilogramëshe.

“Bomba ishte me origjinë sovjetike dhe u hoq nga zona. Pas analizave, ne do të jemi në gjendje të themi më shumë për llojin dhe qëllimin e tij”, tha ministri kroat i mbrojtjes, Mario Banoziç.

Ministri rumun Dincu deklaroi se droni që ra në Zagreb kaloi fillimisht në hapësirën ajrore rumune për tre minuta, në kufirin në veriperëndim, hyri në Hungari, ku fluturoi për 40 minuta dhe më pas hyri në Kroaci, ku u rrëzua.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *