BallinaLajme

E fundit/ Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banesë në Sauk

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Sauk. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30. Zjarri ka rënë në katin e dytë të banesës së shtetasit me inicialet I.Ll. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga shërbimet e Policisë  u bë evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

YouTube player