Lajme

E FUNDIT/Nuk ndalen lëkundjet! Sërish tërmet në Dibër

DIBËR– Qyteti i Dibrës është tronditur sërish ditën e sotme nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter dhe epiqendra ka qënë në Shupenzë.

Pas tërmetit me magnitudë 4,4 të shkallës rihter të dy ditëve më parë, lëkundjet e tokës vijojnë në Dibër.

Lexo më shumë  Ekonomia në Shqipëri mbahet më këmbë nga shteti dhe taksat neto, sollën 70% të rritjes në TII, zbehet ndërtimi

Edhe këtë të hënë janë regjistruar dy tërmete relativisht të lehta, fillimisht me magnitudë 3,2 i shkallës rihter në orën 14:24 minuta dhe vetëm pas 3 minutash është regjistruar edhe një tjetër lëkundje, këtë herë me magnitudë 3 i shkallës rihter.

Në datë 28 tetor, Dibra u trondit nga një tërmet 4,4 i shkallës rihter, i cili dëmtoi edhe 16 banesa, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *