Lajme

E fundit/ Franca pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Nga Erisa Zykaj

Burime zyrtare të Bashkimit Europian kanë përgënjeshtuar informacionin se Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Franca është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, ashtu si dhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.

“Rezulton, se aktualisht nuk ka asnjë shtet anëtar të Bashkimit Europian kundër liberalizimit të vizave për Kosovën”, janë shprehur burimet zyrtare të BE-së.

Sipas tyre, keqkuptimi lidhet me modalitetet që nevojiten të diskutohen më tej në grupin e punës për vizat të Këshillit të Bashkimit Europian në kuadër të vendimit për liberalizimin e vizave me vende të treta dhe konkretisht me Kosovën. Këto burime kanë shpjeguar, se nuk bëhet fjalë vetëm për Francën por për disa shtete anëtare, që kërkojnë  përfshirjen e sistemit ETIAS në procesin e liberalizimit të vizave.

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën

“E njëjta procedurë është ndjekur për Kuvajtin dhe Katarin, pra nuk është një çështje specifike që lidhet me Kosovën, pasi sistemi ETIAS hyn në fuqi vitin e ardhshëm”, kanë shpjeguar këto burime.

Sistemi ETIAS është Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban të dhënat e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen dhe jo vetem.

Lexo më shumë  BE-ja mbështet Serbinë për murë – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit

Pak më parë, presidenca çeke ka ndarë një deklaratë të publikuar nga ABC, ku thuhet se takimi i parë për diskutimin mbi liberalizimin e vizave për Kosovën ka konfirmuar mbështetje të gjerë në gjirin e shteteve anëtare, por kërkohen sqarime mbi disa tema dhe nevojiten diskutime të mëtejshme. Presidenca nuk ka njoftuar ende datën e ardhshme të takimit, por pritet që qëndrimet të kristalizohen në 21 tetor. /abcnews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *