“E dashuroj atë lojtar”, ish-trajneri i Totenhemit i magjepsur nga shqiptari
Armando Broja duket se është në vëmendjen e të gjithëve.
Këtë radhë nga Anglia, me paraqitjet e tij është surprizuar ish-trajneri i Totenhemit dhe Aston Vijës, Tim Sherud, i cili për “Sky Sport” në Angli u shpreh se Broja është një lojtar skuadre dhe jo individualist, ai luan për ekipin dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës.
Një deklaratë komplet kontraverse me atë të trajnerit të Kombëtares Edi Reja.
“Broja është një lojtar për skuadrën, ai nuk është një futbollist që mendon vetëm për aspektin personal dhe që kërkon të vihet në dukje individualisht pasi ai luan shumë mirë për skuadrën.
Ai di si të lëvizë në fushë dhe kur duhet të lëvizë, krijon hapësira për shokët e ekipit.
Nëse unë do të isha një mesfushor, unë do të doja të shikoja numrin e tij, dhe t’ia pasoja topin Brojës pasi e di shumë mirë që mbrojtësit nuk do ta kapin dot atë.
Armando është shumë i shpejtë me topin dhe i saktë përpara porte. Unë e dashuroj atë”, deklaroi ish-trajneri.
Rruga Press