Sport

E bujshme, një gjigand i Premier League kërkon Brojën. Ja sa e vlerëson Chelsea

Për Armando Brojën dyshimet dhe hezitimet rreth talentit të tij kanë rënë me kohë dhe tashmë shihet si një nga lojtarët më me perspektivë në Premier League.

Bomber shqiptar me 6 gola të shënuar deri tani te Southampton ka bindur këta të fundit të kërkojnë blerjen e tij në fund të sezonit por sot ka një tjetër klub pretendent për të dhe është edhe më prestigjoz se “Shenjtorët”.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

Bëhet fjalë për West Ham që ka monituruar sulmuesin shqiptar dhe vetë Shefi i Rekrutimeve te Hammersat i ka propozuar trajnerit David Moyes emrin e Armando Brojës për të blerë.

Madje bëhet fjalë për një operacion për t’u mbyllur në janar, pra deri më 1 Shkurt teksa West Ham kërkon një alternativë për sulmuesin qe ka Antonio.

West Ham mund të nisë bisedimet menjëherë edhe për çështje konkurrence sepse Southampton nga ana tjetër kërkon të bisedojë me numrin 1 të Chelseat, Granovskayan për të rinovuar huazimin e sulmuesit shqiptar me opsionin për ta blerë kartonin.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare

Chelsea ndërkohë po mendon për këtë operacion dhe në fakt e vlerëson 20 mln Paund kartonin e Armando Brojës.

Rruga Press

YouTube player