Bota

‘E ardhmja e Serbisë, jashtë BE-së’,  Vulin: Të integrohemi në vendet e BRICS

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulini thotë se Beogradi nuk duhet të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas tij, e ardhmja e Serbisë duhet të jetë në organizatat ku bën pjesë Rusia dhe Kina.

Numri dy i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulini deklaron se Beogradi duhet të shohë forma të reja bashkëpunimi që nuk lidhen detyrimisht me Bashkimin Europain. Në një intervistë për median serbe, Ai thotë se Bashkimi Evropian nuk është e ardhmja e gjeopolitikës ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kriza e re energjitike godet rëndë Evropën

“Unë besoj se BE-ja nuk është e ardhmja, përkundrazi ajo është drejt fundit. Serbia duhet të shoh alternativa të tjera në skenën ndërkombëtare, siç është BRICS”, ka deklaruar Vulini.

BRICS është një organizatë e re ku përfshihen Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Anëtarët e saj kanë vendosur rregulla të reja ekonomike duke përfshihet dhe heqjen e dollarit dhe Euros nga përdorimi.

Numri dy i qeverisë së Serbisë thotë se nëse bëhen pjesë të kësaj organizate kanë përfitime ekonomike dhe nuk kanë asnjë detyrim për sanksione ndaj vendeve të tjera. Bashkimi Europian ka kushtëzuar Serbinë me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Lexo më shumë  Zelensky për Witkoff dhe Kushner: Është mungesë respekti të shkosh në Moskë dhe të mos vish në Kiev

Aleksandar Vulini, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-drejtues i shërbimeve sekrete serbe është sanksionuar nga SHBA për korrupsion dhe nxitje të tensioneve në Ballkanin Perëndimor.

YouTube player