Sport

E ardhmja e futbollit, pozicion jashtë loje automatik dhe më tepër lojë efektive

FIFA ka nisur prej muajsh punën për të ardhmen e futbollit, me synimin që loja të mos humbasë ritmin, por edhe për sa i takon rregullores së re. Gjatë ditëve të kaluara, presidenti Gianni Infantino zhvilloi një bisedë me trajnerët e përfaqësueseve të kualifikuara në Botërorin 2022.

Gjatë takimit, ai paraqiti idenë e shfrytëzimit më të mirë të teknologjisë, për të përdorur në futboll pozicionin automatik jashtë loje. Në këtë rast, arbitrat marrin sinjalizim në orën e tyre për pozicionin e parregullt.

Automatizimi i kësaj situate do të bënte të mundur që vendimi të merret në një kohë të shkurtër, duke mos vonuar lojën, ashtu si ndodh në disa situata me sistemin VAR.

Gjithashtu, FIFA po punon edhe për të maksimizuar kohën efektive të lojës. Problemi i hershëm me vonesat, mund të zgjidhet me zgjatjen e minutave shtesë, me ndeshjet që do të zgjasin 100 minuta dhe ku do të kishte më pak ndalesa.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *