Lajme

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, Policia arreston zyrtarin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe një të dyshuar tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  30 familje në zonën e Ish-Kënetës në Durrës kërkojnë zgjidhje për strehim, protestojnë para Bashkisë

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më shumë  FSK-ja do të mbajë stërvitje në Mitrovicë duke nisur nga nesër

Rasti është duke u hetuar.

YouTube player