Bota

Dyshohet se rebelët i dolën në pritë, vriten 5 ushtarë dhe 2 civilë në Indi

Të paktën 5 ushtarë indianë dhe dy civilë janë vrarë nga një pritë që mendohet të jetë organizuar nga rebelët. Ngjarja ka ndodhur në Manipur, shumë pranë kufirit me Mianmarit.

Rebelët u hodhën mbi një kolonë të forcave paraushtarake indiane që ishin rrugës për në një fshat të largët në rrethin Churachandpur, shtoi një oficer policie i paidentifikuar nga kryeqyteti i Manipur, Imfala.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Në mesin e të vrarëve ishte koloneli i forcave paraushtarake të ushtrisë indiane, Assam Rifles, gruaja dhe djali i tij, raportoi AP.
Policia tha se rebelët hapën zjarr me armë automatike, duke vrarë të shtatë personat në vend, raporton bloomberg.

Menjëherë pas kësaj, forcat e sigurisë u dërguan në vendin e sulmit. Policia tha se prita ndoshta është kryer nga Ushtria Çlirimtare Popullore, një grup rebel nga Manipuri, i cili po lufton kundër sundimit indian në atë vend, por deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *