Dyshohet se droni ukrainas goditi bombarduesit me rreze të gjatë, brenda bazës ajrore në territorin e Rusisë
Një bazë ajrore ruse ku po përgatitej një sulm i madh kundër Ukrainës është bërë cak i një sulmi që dyshohet se është realizuar me dron, i cili dëmtoi dy bombardues me rreze të gjatë.
Baza ajrore Engels-2, pranë qytetit të Saratovit, u godit nga një shpërthim në orët e para të së hënës, që la të dëmtuara dy avionë bombardues Tu-95, të cilët janë përdorur për të kryer sulme ajrore në infrastrukturën e Ukrainës.
Një tjetër shpërthim goditi një bazë ushtarake ruse pranë qytetit Ryazan, duke vrarë tre dhe plagosur pesë pas shpërthimit të një kamioni me karburant.
Engels-2 dhe Ryazan janë midis 300 dhe 450 milje nga kufiri me Ukrainën, përtej rrezes së raketave të Kievit, që do të thotë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një dron.
Disa orë para shpërthimeve, firma ukrainase e armëve Ukrobonoprom pretendoi se kishte testuar me sukses një dron vetëvrasës me një kokë 165 lb që do të ishte në gjendje të godiste të dy vendet.
Shpërthimet vijnë pasi imazhet satelitore javën e kaluar treguan bombarduesit në bazën ajrore Engels duke u përgatitur për një sulm në Ukrainë.
Fotot tregonin aeroplanët Tu-95 dhe Tu-160 duke u furnizuar me karburant dhe të armatosur me raketa, pasi analistët paralajmëruan se një sulm ‘në shkallë të gjerë’ në Ukrainë dhe në rrjetet e saj të cenueshme të energjisë ka të ngjarë të jetë ‘i afërt’.
Gazeta ruse e lajmeve Readovka tha se të dy shpërthimet ishin në aeroporte të përdorur nga Moska për të sulmuar infrastrukturën ukrainase. Raporti Readovka konfirmoi se kishte dëmtime në dy avionë Tu-95.
Rruga Press