Lajme

Dyshime se edhe Rruga e Arbrit do bëhet me pagesë/ Ministrja Ibrahimaj nuk mohon tarifën 8 euro vajtje-ardhje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka adresuar akuza dje në Komisionin e Ligjeve në lidhje me inceneratorin e trajtimit të mbetjeve në Fier.

Ai i kërkoi ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, se përse në buxhetin e shtetit për vitin 2022 parashikohet pagesë për inceneratorin e Fierit, në një kohë kur kreu i qeverisë tha në mesin e vitit të kaluar se impianti përfundonte së ndërtuari në fund të vitit 2020. Alibeaj pyeti se në një kohë që inceneratori i Fierit është ndërtuar, përse në projektbuxhet parashikohen 630 milionë lekë të rinj.

“Nga projektbuxheti keni parashikuar 13 PPP, mund ta di se cilat janë? Kanë këto një emër, një objekt se për cilat bëhet fjalë? Keni parashikuar që për dy nga inceneratorët, Elbasanin dhe Fierin, keni parashikuar që në 2022-shin do t’u jepni 18 milionë euro. Kujtoj që për Fierin që në 2020-ën, diku nga shtatori, kur plasi çështja e inceneratorëve, Rama tha se në dhjetor të vitit 2020 inceneratori i Fierit do të përfundonte dhe do të kishte nisur punën. Me përfundim gjithkush kupton që e gjithë paraja e destinuar është dhënë, ka nisur puna etj. Në fakt dy muaj më parë u dogjën plehrat dhe u mbyt i gjithë Fieri. Ndërkohë, në këtë projektbuxhet keni parashikuar 18 milionë euro për inceneratorin e Elbasanin dhe për Fierin. Dua të di, sa janë këto para që gllabëron inceneratori i Fierit, i cili djeg para dhe jo plehra dhe cilat janë këto arsye për sa kohë që Kryeministri ka thënë që ka përfunduar investimi?”, tha Alibeaj.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Pyetja akuzuese e nënkryetarit të PD-së nuk mori një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ministrja bëri me dije se fondi për PPP-të për vitin 2022 është më i ultë sesa i këtij viti. “Sa u përket koncesioneve, janë 13. Lista është brenda tabelave tuaja. Në total pagesat për koncesionet janë parashikuar 13.8 miliardë lekë. Fondi që do të shkojë për koncesionet në vitin 2022, janë më të ulëta sesa për këtë vit. Për inceneratorin e Fierit pagesa është 630 milionë lekë, më të ulëta se ato të vitit 2021”, tha ministrja Ibrahimaj.

RRUGA ME PAGESË

Ndërkohë, deputetja e PD-së në Dibër, Dhurata Çupi, ngriti dyshimin se në Shqipëri do të bëhet edhe një rrugë tjetër me pagesë. Bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit, që sipas deputetes Çupi, flitet se qytetarët do duhet të paguajnë 8 euro vajtje-ardhje për të shfrytëzuar atë segment. “”Kryeministri deklaroi se Rruga e Arbrit inaugurohet brenda vitit 2021, por ka të dhëna se do të vendoset një tarifë 4 euro për 1 kalim për dibranët dhe qytetarët që do të kalojnë në Rrugën e Arbrit. Qytetari do të paguajë 4 euro të vijë në Tiranë dhe 4 euro të shkojë në Dibër, ndërkohë që flasim për qarkun më të varfër të Shqipërisë. Është parashikuar në buxhetin 2022 kjo taksë që u vendoset dibranëve?”, ishte pyetja që shtroi deputetja Çupi. Ministrja e Financave nuk e mohoi këtë informacion të deputetes së Matit, Dhurata Çupi, duke u përgjigjur vetëm për pagesën standarde të koncesionarit, por pa saktësuar nëse kontrata me të përfshin edhe pagesën 4 euro për 1 kalim./Panorama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *