Art & Kulturë

Dyqind vjet të Fyodor Dostoyevskyt

Fyodor Dostoyevsky, i njohur më së shumti për romanet e tij “Krim dhe ndëshkim”, “Vëllezërit Karamazov” dhe “Idioti”, lindi në Moskë më 11 nëntor 1821.

I konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj rus, Dostoyevsky lexohet ende gjerësisht në mbarë botën. Krijimtaria e tij ndikoi te shumë shkrimtarë të mëvonshëm, brenda dhe jashtë vendit. Librat e tij janë përkthyer në të paktën 170 gjuhë. Ai vdiq më 9 shkurt 1881.

1 Fyodor Dostoyevsky kur ishte 26 vjeç. Një portret i Konstantin Trutovsky. Dostoyevsky lindi në Moskë më 11 nëntor 1821. Ai u mor shumë herët me letërsinë, por u dërgua në Institutin e Inxhinierisë Ushtarake Nikolaev pasi i vdiq nëna më 1837.

“Le të mos harrojmë se shkaqet e veprimeve njerëzore janë shumë më komplekse dhe të ndryshme sesa mënyra si ne i shpjegojmë më vonë”. – Dostojevski, Idioti

2 Babai i Dostoyevskyt, shërbeu si kirurg ushtarak dhe para luftës së vitit 1812 e shkroi emrin e tij në gjuhën ukrainase, Mykhaylo. Familja e tij i gjurmoi rrënjët në rajonin Pinsk në Bjellorusinë e sotme.

3 Fyodor Dostoyevsky në Shën Petersburg më 1861.

Dostoyevsky ka punuar si inxhinier ushtarak mirëpo pasi e botoi romanin e tij të parë më 1845 u largua nga profesioni. Më 1849, ai dhe disa shkrimtarë tjerë u akuzuan se lexonin vepra të ndaluara politike. Ai u dënua me vdekje me pushkatim.
 
“Njerëzit flasin ndonjëherë për anën e mizorisë ‘shtazore’ të njeriut, por kjo në një mënyrë të tmerrshme është e padrejtë dhe fyese për kafshët. Kurrë, asnjë kafshë nuk do të mund të jetë më mizore sa një njeri, në mënyrë aq mjeshtërore, aq mizore artistikisht” – Dostoyevsky, Krim dhe Ndëshkim

4 Në qytetin e Kazakistanit, Semei, Muzeu Memorial i Dostoyevskyt përfshin edhe një ndërtesë prej druri në të cilën Dostoyevsky jetoi derisa ishte në mërgim nga vitet 1857-59.

Ekzekutimi i dënimit të tij më vdekje u ndal në minutën e fundit pasi cari rus kishte dërguar një letër që i zbuste dënimin. Ai bëri katër vjet punë të rëndë në një kamp në burkun e Omskit, pasuar me mbajtjen e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak.

“Niveli i qytetërimit të një shoqërie mund të gjykohet nëse hyn në burgjet e saj”. – Dostojevski, Shënime nga Shtëpia e të Vdekurve

5 Dostojevski në vitin 1863.
 
Më 1857 Dostoyevsky u martua me Maria Isayeva në Semipalatinsk. Ai u lirua nga shërbimi ushtarak për shkak të përkeqësimit të shëndetit dhe u lejua të transferohej në Shën Petersburg.
 
“Gjëja më e pështirë është fakti se bukuria është misterioze dhe e tmerrshme. Zoti dhe djalli po luftojnë atje dhe fushëbeteja është zemra e njeriut” – Dostoyevsky, Vëllezërit Karamazov

6 Dostoyevsky më 1872.

Në vitin 1864, gruaja e Dostoyevskyt, Maria, dhe vëllai Mikhail vdiqën, duke e lënë atë të vetëm të kujdeset për djalin e tij dhe familjen e vëllait.

Kjo situatë dhe dështimi i punës së një reviste që ai themeloi me Mikhailin i shkaktoi një gjendje të vështirë financiare.

“Njeriu është një krijesë që mund të mësohet me çdo gjë dhe mendoj se ky është përkufizimi më i mirë për të”. – Dostojevski, Shënime nga Shtëpia e të Vdekurve

7 Dostoyevsky më 1876.

Në vitin 1867, Dostoyevsky  u martua me Anna Snitkina, e cila atëbotë punonte si sekretare për ta ndihmuar të përfundonte një roman. Ajo më vonë do të menaxhonte gjitha çështjet e veprimtarisë së tij.
 
“Mbi të gjitha, mos gënjeni veten. Ai njeri që e gënjen veten dhe e dëgjon gënjeshtrën e tij vjen në një pikë në të cilën nuk mund të dallojë të vërtetën brenda tij, ose rreth tij, dhe si pasojë e humb çdo respekt për veten dhe për të tjerët. Në mungesë respekti, ai pushon së dashuruari”. — Dostoyevsky, Vëllezërit Karamazov.

8 Lyuba, vajza e Dostoyevskyt (ulur)
 
Fëmija i parë i Dostoyevskyt, Sofja, lindi në Gjenevë në mars të vitit 1868, por vdiq nga ndezja në mushkri tre muaj më vonë. Vajza e tij Lubya lindi në shtator të vitit 1869 në Dresden. Dy djemtë e tij, Fyodor (1871) dhe Aleksei (1875), kanë lindur në Rusi.
 
“Në momente të caktuara, më pëlqen të vizitoj vende ku dikur kam qenë i lumtur; më pëlqen të formësoj të tashmen në imazhin e së shkuarës së pakthyeshme”, – Dostoyevsky, Net të bardha

9 Dostoyevsky në Shën Petersburg më 1879.
 
Në vitet e fundit të jetës së tij, shëndeti i Dostoyevsky filloi të përkeqësohej. Ai u zhvendos për një kohë në Staraya Russa, e njohur për banjën e saj minerale. Ai u këshillua të kërkonte shërim jashtë vendit. Shkrimtari gjithashtu kishte një histori të gjatë të krizave epileptike.

“Mbase gjysma e dytë e jetës së një njeriu nuk përbëhet nga asgjë tjetër përveç zakoneve që ai ka grumbulluar gjatë gjysmës së parë”,  — Dostoyevsky, Djajtë

10 Varri i Dostoyevsky në Shën Petersburg.
 
Dostoyevsky vdiq më 9 shkurt 1881. Ai u varros në varrezat Tikhvin në Manastirin Aleksandr Nevsky.
 
“Zoti është i nevojshëm, prandaj duhet të ekzistojë… Por unë e di që ai nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë… A nuk e kuptoni se një njeri me këto dy mendime nuk mund të vazhdojë të jetojë?” – Dostoyevsky, Djajtë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *