KryesoreLajme

Dy vjet nga protestat e dhunshme në Zveçan, më shumë se 90 ushtarë të KFOR-it u plagosën

Sot bëhen dy vjet nga protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, të cilat u shndërruan në përleshje të dhunshme.

Protestuesit ishin përleshur me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në maj të vitit 2023 ata po protestonin kundër hyrjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave në veri – Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lexo më shumë  “Më kërcënuan me arrestim se mbaj flamurin kuqezi” – Protestuesi te Kryeministria: Erdha nga Anglia vetëm për këtë flamur!

Kjo kishte ndodhur pasi serbët atje i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale nga të cilat kishin dalë kryetarët shqiptarë. Thirrjet për bojkot ishin bërë nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila mbështet nga Beogradi.

Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën.

Për këto sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it ka pasur reagime nga institucionet vendore, NATO dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Drejtësisë, thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

Në Kosovë, janë arrestuar disa persona për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Ndërkohë në Serbi, ende nuk dihet nëse po hetohet rasti i sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Rruga Press

YouTube player