Lajme

Dy vjet nga fitorja në zgjedhje e Vetëvendosjes

Dy vjet më parë, nata e 14 shkurtit nxori Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve me rezultat të thellë përballë partive të tjera. Pak ditë më vonë, pas numërimit të të gjitha votave, u konfirmua ajo që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.

Një parti politike, e vetme kishte marrë mbi 50% të votave. Ky rezultat i mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje që ta krijonte e vetme kabinetin e ardhshëm qeveritar.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Në bazë të rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë besimin e 50,28% të qytetarëve që kishin dalë në zgjedhje.

Kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosja fitonte zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë kishte fituar më 6 tetor 2019, por me dallim shumë të vogël me LDK-në.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë qeverinë “Hoti” si jokushtetuese, meqë në procesin e votimit të saj kishte marrë pjesë edhe një deputet që ishte i dënuar me vendim të formës së prerë.

Lexo më shumë  Osmani: Në Këshill të Sigurimit e thash vetëm të vërtetën që Serbia s’mund ta mohoj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *