Lajme

Dy të mbijetuar nga aksidenti në Bullgari dalin nga spitali

Dy të mbijetuar nga aksidenti i javës së kaluar në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, sot do të lirohen për mjekim shtëpiak, ndërsa katër të mbijetuar e tjerë, janë duke u transportuar nga Sofja për në Shkup.

Dy pacientët që janë liruar për mjekim shtëpiak, ishin shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup.

Nga katër të mbijetuarit tjerë, tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut, do të ndalohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa Lulzim Sulejmani do të transferohet në Preshevë.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Sipas raportit mjekësor të gjithë ata që janë në spital, ndihen mirë. Edhe pacienti i operuar ka filluar të lëvizë tha Filipçe.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi mëngjesin e hershëm më 23 nëntor në autostradën “Struma” kanë humbur jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 janë lënduar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *