Lajme

Dy të besuarit, si i futi Taçi kunatin dhe truprojën në skemën e 18 milionë eurove?

SPAK ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin e njohur, ish-bosin e naftës në Shqipëri, Rezart Taçi pasi akuzohet se së bashku me katër italianë dhe dy bashkëpunëtorë të tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Lidhjet me italianët, njëri prej të cilëve jeton në Zvicër, i kishte vendosur vetë Taçi, ndërsa në Shqipëri për të kryer transaksionet e mbi 18 milionë eurove në vende të tjera kishte angazhuar dy njerëzit e tij të besuar, kunatin Artur Balla dhe ish-shoqëruesin e tij, Bledar Lilo, raporton gazetari Ermal Vija.

Lexo më shumë  Ish-ministri dhe deputeti gjerman, Michael Roth e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Dy njerëzit e tij janë prangosur. Ish-bosi i naftës vijon që të jetë në kërkim. Në vitet e fundit, prej 2013 kur Tatimet i bllokuan “ARMO”-n, Taçi ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes për hetimet në Shqipëri dhe Zvicër. Tashmë do të përballet sërish me drejtësinë. SPAK bllokoi mbi 18 milionë euro dhe vazhdon hetimet me autoritetet italiane.

Si funksiononte skema?

SPAK deklaron se nga hetimet e nisura këtë vit në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë zbuluar organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *