KryesoreLajmeOpinion/Aktualitet

Dy sukseset që i arriti Albin Kurti me vizitën në Turqi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri këto ditë një vizitë në Turqi me ftesë të presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan.

Ishte vizita e parë zyrtare e tij në Ankara dhe në pallatin presidencial, ku për më shumë se dy orë zhvilloi bisedime me presidentin turk.

Poashtu, Kurti kishte takime me grupe të biznesit dhe në ministrinë e mbrojtjes, si dhe vizitoi edhe kompaninë për prodhimin e dronëve “Bayraktar TB-2”.

E sipas profesorit dhe doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, e gjithë veprimtaria e delegacionit të zotit Kurti ishte vërtet impresionuese dhe me angazhim serioz për marrëdhënie të ngushta me shtetin turk.

Duhet të kujtoj se Turqia bën pjesë në grupin e pak shteteve që e mbështesin pavarësinë, shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës pa kushte, pa kufizime, madje edhe kur ka ndonjëherë ndonjë hatërmbetje. Nuk është një vend që i thotë Kosovës bën këtë, se ndryshe do të bllokoj p.sh në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Turqia dhe presidenti Erdogan e kanë njohur Kosovën thuajse të parët në planet, me entuziazëm madje, edhe pse kishin dhe kanë aty problemin kurd. Është i vetmi vend mik i Kosovës dhe i shqiptarëve, që pavarësisht kërkesave kurde për ta shfrytëzuar si precedent pavarësinë e Kosovës, Turqia e njohu dhe e ka mbështetur fuqimisht lirinë e shqiptarëve dhe pavarësinë e Kosovës”, shprehet Bytyçi.

Enver Bytyçi

Sipas tij, në kushtet e sotme Turqia është faktor, pa të cilin nuk mund të merren vendime për rajonin tonë.

KFOR-in për herë të parë këto kohë, pas Banjskës e drejton një gjeneral turk. Serbia mban marrëdhënie të mira me Turqinë, jo nga dëshira e saj, por se nuk dëshiron që ta ketë atë armik të saj. Të gjitha këto e bëjnë shumë të rëndësishme vizitën e kryeministrit Kurti në Ankara. Dhe për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe Thaçi, Mustafa etj kanë ruajtur marrëdhënie miqësore me Turqinë”, shton Bytyçi.

Lexo më shumë  Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Siç thotë ai, nga kjo vizitë, Albin Kurti ka arritur sukses në dy aspekte.

Aspekti i parë dhe kryesor lidhet me rritjen e fuqisë mbrojtëse të Kosovës. Krahas raketave të vogla amerikane Javelin, të cilat janë paguar tashmë dhe pritet të vijnë në Kosovë së shpejti, dronët Bajraktar të Turqisë janë mjete luftarake që rritin aftësinë mbrojtëse të Kosovës. Kosova ka nevojë për armatim modern. Ka nevojë për mbështetje logjistike. Të tjerat ajo i ka vetë. Ka një popull që është i gatshëm të sakrifikojë jetën për mbrojtjen e territorit të tij. Aktualisht ka një qeveri dhe institucione, të cilat nuk i bëjnë hile popullit të vet. Huleja është plaga më e madhe që kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, dhe sidomos hilja prej të vetit!”, shpjegon profesor Bytyçi.

Ka shumë zëra opozitarë që e kritikojnë zotin Kurti dhe qeverinë e tij pse ai nuk rrit pagat e pensionet. Dhe besoj se këto kritika janë të drejta. Por a e ka komoditetin qeveria e Kosovës të shpenzojë buxhetin e vet për paga e pensione në këto kohë të rrezikshme për lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj. Ministri i Mbrojtjes thoshte se qeveria Kurti ka shpenzuar ketë tri vite vetëm për blerje armatimi 240 milion euro. Shqipëria nuk ka shpenzuar as një të tretën e këtyre parave dhe sërishmi nuk i rrit pagat e pensionet e qytetarëve të saj. Për mua është kohë e trazuar e cila kërkon që sidomos Kosova të krijojë rezervat valutore e të tjera për t’u përgatitur e për t{u përballur me ndonjë agresion të Serbisë kundër saj. Këtë po bën Albin Kurti dhe qeveria e tij. Këtë po bën edhe presidentja Osmani, nëse kemi parasysh vizitën e fundit të saj në SHBA”, shton Bytyçi.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macroni para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike

Ai thotë se Kurti dërgoi një mesazh të qartë drejt Serbisë me vizitën në fabrikën e dronëve në Turqi.

Ushtria dhe mbrojtja duhen forcuar, sepse ne nuk e dimë se a do të jenë të gatshëm Orhanët e Macronët të çojnë ushtarët e tyre të luftojnë për Kosovën kundër Serbisë. Dhe nëse nuk i çojnë, ndoshta kjo është një e drejtë e tyre. Sepse pse do duhej të vriteshin ushtarët e NATO-s në mbrojtje të Kosovës, kur Kosova ka ushtrinë e saj?! Vizita në fabrikën e dronëve në Turqi e zotit Kurti besoj se ishte një mesazh në këtë drejtim. Mbrojtja është e para në kushtet e sotme. Madje, nëse Kurti ka vendosur të mos e krijojë Asociacionin, kjo mbrojtje bëhet emergjente”.

Ndërkaq, mesa ndoqa vizitën, Kurti u takua edhe me ministrin e Tregtisë të Republikës Turke. Takime të tilla nuk janë të rastësishme. Ato synojnë rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik midis të dy vendeve. Dhe besoj se kjo është në dobi edhe të Kosovës. Hapja e ekonomisë kosovare për biznesin dhe ne marrëdhënie tregtie me shtetin dhe sipërmarrjen turke rrit mirëqenien e qytetarëve, krijon hapësira për rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë. Kjo është jetike për një qeveri të përgjegjshme. Sidomos në kushtet e zhvillimeve të sotme gjeopolitike me konflikte e luftëra të rrezikshme”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi.

YouTube player