Lajme

Dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak mbeten të bllokuara, serbët nuk kanë hequr ende barrikadat

Dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura që më datë 10 dhjetor.Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe të Zubin Potokut.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Prej 20 ditësh veriu i Kosovës ka qëndruar i bllokuar. Në pikat kufitare prezentë kanë qenë patrullat e KFOR e cila nga momenti në moment priste heqjen e barrikadave por kjo do të shkaktonte më shumë tensione mes vendeve. Vetëm ndryshimi i aktakuzës të Dejan Pantiç nga paraburgimi në arrest shtëpiak, bindi serbët që të hiqnin barrikadat të cilat kishin bllokuar prej më shumë se 3 javësh veriun e Kosovës. Mbrëmjen e 28 dhjetorit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi një takim me kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, me pjesëtarë të komunitetit serb për të diskutuar mbi mundësinë e heqjes së barrikadave.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *