Bota

Dy Koretë rivendosin komunikimin mes tyre

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosin komunikimin, pas një viti të ashpër në marrëdhëniet mes tyre, ku takimi i fundit u mbajt qershorin e vitit të shkuar.

Sipas zyrës së presidentit koreano-jugor, liderët e të dy vendeve janë dakordësuar për të ringritur besimin e për të përmirësuar lidhjet dypalëshe. Liderët po ashtu kanë shkëmbyer disa letra zyrtare që prej muajit prill, tha Shtëpia Blu në Seul.

Lexo më shumë  Senatorët amerikanë paralajmërojnë Serbinë para varrimit të Mlladiqit: Ditët e ardhshme do të jenë test

Koreja e Veriut ndërpreu me jugun çdo rrugë komunikimi pas atij që u quajt një samit i dështuar mes dy vendeve qershorin e shkuar. Fill pas tij, veriu shkatërroi zyrën kufitare mes dy vendeve, që ishte ndërtuar me qëllimin për të ndihmuar dy vendet në komunikim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *