Dy Koretë rivendosin komunikimin mes tyre
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosin komunikimin, pas një viti të ashpër në marrëdhëniet mes tyre, ku takimi i fundit u mbajt qershorin e vitit të shkuar.
Sipas zyrës së presidentit koreano-jugor, liderët e të dy vendeve janë dakordësuar për të ringritur besimin e për të përmirësuar lidhjet dypalëshe. Liderët po ashtu kanë shkëmbyer disa letra zyrtare që prej muajit prill, tha Shtëpia Blu në Seul.
Koreja e Veriut ndërpreu me jugun çdo rrugë komunikimi pas atij që u quajt një samit i dështuar mes dy vendeve qershorin e shkuar. Fill pas tij, veriu shkatërroi zyrën kufitare mes dy vendeve, që ishte ndërtuar me qëllimin për të ndihmuar dy vendet në komunikim.
Rruga Press