Sport

Dy gjigantët e Bundesligës duan nënshkrimin e Armando Brojës

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha gjermane, RB Leipzig dhe Stuttgart.

Sipas mediumit The Athletic, shqiptari i Bluve, Armando Broja, që është jashtë ‘mode’ te Chelsea, ka tërhequr pretendentë nga Bundesliga .

“RB Leipzig dhe Stuttgart kanë shprehur interesin e tyre për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja”.

Lexo më shumë  FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”

“RB Leipzig po përgatitet për largimin e Benjamin Sesko dhe Xavi Simons, ndërsa Stuttgart tashmë ka refuzuar ofertat e Bayern Munich për Nick Woltemade”.

“Të dy e shohin Brojën si një zëvendësim të mundshëm. Chelsea po kërkon një shitje të përhershme, ndërsa Broja është i etur të gjejë një klub të ri”, raportojnë gazetarët Seb Stafford-Bloor dhe Simon Johnson.

Lexo më shumë  FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”

Çmimi i sulmuesit shqiptar në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë 12 milionë euro.

YouTube player