Opinion/Aktualitet

Dy fjalë për sondazhin e EuroNews në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri

Nga Ervin Goci

Dy fjale per sondazhin e EuroNews ne lidhje me zgjedhjet. Sondazhi duhet marre ne konsiderate dhe se pse ka muaj qe zhvillohet dhe ka nje pune terreni te shtrire ne kohe.

Nuk di nese paneli eshte fiks apo eshte ruajtur vetem tipologjia demografike e kampionit dhe te sonduarit jane ndryshuar.

Nese paneli eshte fiks, rezultatet nuk kane asnje vlere per zgjedhjet, sepse panelet fikse vlejne kryesisht per te matur trende sociale, jo shprehje vullneti per te votuar, sepse te vota eshte pelqyeshmeria, por eshte dhe interesi i votuesit qe mund te jete me i stabilizuar se pelqyeshmeria. Nese kampioni pak a shume rrin stabel, por te pyeturit ndryshojne, atehere sondazhi ka vlere.

Dhe une po i marr rezultatet sikur jane pyetur njerez te ndryshem.

Erion Veliaj qartesisht ka nje elektorat rrjet, me nje shtrirje fikse, te lidhur me interesa dhe hapesire ndikimi, eshte si nje shtet paralel qe ka ndertuar duke shperndare ne menyre korruptive te mira shoqerore, favore, leje ndertimi, e kush e di se çfare tjeter ne te zeze larg syrit te publikut.

Kjo e ben shume te forte, por ama aspak te pathyeshem. Si thyet ai?

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Gjithmone duke marre per baze te dhenat e sondazhit, rreth 20% jane te pavendosur, dhe 5 deri 10% nuk shkojne fare per te votuar.

Me shume mundesi keta qe jane te pavendosur, pa nje alternative serioze, nuk do shkojne fare per te votuar.

Keta jane ne zona urbane te qendres kryesisht, se nuk besoj se ka te luhatur, dyshues neper fshatra ku lidhja komunitare e familjare eshte shume e forte.

Fakti eshte qe masa qe ben diferencen eshte larg hapit per te votuar, e ndoshta edhe me larg kandidatit qe mund ta rrezoje Veliajn.

Hezitimi i tyre eshte sfidues, ky elektorat, keta qytetare duan alternative racionale, nuk duan tollumbace por zgjidhje, angazhim e seriozitet.

Duan kurajo qe t’i dalesh Zot probleme madhore qe ka qyteti, duke mos luajtur kukafshehti me interesin e vertete qytetar, por duke marre angazhime.

Pa keto angazhime ta harroje kandidati i opozites qe do mund te afrohet deri te 10 pike afer kryetarit-pronar te qytetit qe eshte Veliaj nen patronazhin e shefit.

Belindi e ka shansin, po Belindi deri tani nuk ka treguar kurajo per t’u perball me bajlozet dhe per t’u rekrutuar ne rangun e qytetareve te thjeshte. Kjo eshte drama e tij.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Potenciali eshte aty, ai nuk po mund ta shfrytezoje dot.

I vetmi qe i merr keto angazhime por nga pozitat e nje subjekti rishtar eshte Levizja Bashke, por ketu vijne tek mundesite reale elektorale per t’i realizuar angazhimet.

Sondazhi e thote qartazi qe subjekti krijon fare arsyeshem empati me te madhe se kandidati, sepse kandidati eshte nen morsen e votes mazhoritare.

Ndaj eshte shume e rendesishme per Levizjen Bashke, te cilen e mbeshtes sinqerisht, te hape debatin, te nxjerre kandidatet per Keshill ne terren, te ndertoje nje program te targetuar per shtresat sociale me te goditurat dhe t’i tregoje ketyre publikeve qe do ta mbroje me thonj ne Keshill interesin e tyre.

E verteta eshte qe Levizja ka rezonuar, shquhet ne opinion dhe ka hapesire per t’u rritur e faktorizuar duke marre angazhime ne perputhje me mundesite reale. Per momentin. Me mandatin e qytetareve te jepet e drejta te marresh angazhime shume here me te medha.

Keto lexime te miat nuk jane desk research, por shume i kam nga kontaktet intensive qe kam ne perditshmeri me lum njerezish qe takoj perdite.

Sipas mundesise injorojini fare ato qe them.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *