Bota

DW/Biden dhe Xi: Bashkëpunim jo përplasje

Paralajmërimet e dyanshme dhe apelet ishin pjesë e samitit të parë online mes dy presidentëve, atij amerikan, Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping. Sipas Shtëpisë së Bardhë Biden nuk i kurseu kritikat.

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka paralajmëruar homologun kinez, Xi Jinping nga konfrontimi mes dy ekonomive më të mëdha popullore të botës. Ai tha se mbetet përgjegjësi e të dyve, “të kujdesen që konkurrenca mes dy vendeve tona të mos kthehet në një konflikt, qoftë i qëllimshëm apo i paqëllimshëm”, i ka thënë Biden presidentit kinez në videokonferencën e pritur me mjaft interes.

Lexo më shumë  Sulmi rus në Gjermani, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

Biden bëri fjalë në këtë kontekst për “barrierat që të vë mendja e shëndoshë njerëzore”. Të dyja palët duhet të thonë me sinqeritet, “se ku nuk janë në një mendje dhe ku mund të bashkëpunojnë e bashkohen interesat tona, sidomos në probleme globale si ndryshimi i klimës.” Për të dyja vendet bëhet fjalë të marrin role  të përgjegjshme lidershipi në botë.

USA I Virtuelles Treffen Joe Biden und Xi Jinping

Sfida globale

Xi i bëri thirrje presidentit amerikan, që nga ana e tij e quajti “mik të vjetër” për bashkëpunim më të ngushtë. “Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, tha kreu i shtetit kinez, Të dyja vendet duhet të respektojnë reciprokisht njëra-tjetrën e të bashkëekzistojnë në paqe, deklaroi kreu i shtetit kinez. Edhe në Këshillin e Sigurimit të dyja vendet duhet ‘i përgjigjen rolit të tyre.

Lexo më shumë  Gjermania teston një raketë me rreze veprimi prej 500 km një ditë pas përshkallëzimit të madh me Rusinë

RRUGAPRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *