KryesoreLajme

Durrësi nën ujë/ Një numër i konsiderueshëm banesash janë përmbytur! Evakuohen disa banorë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës së krijuar nga moti i keq dhe reshjet në vend.

Durrësi ishte një nga qytetet me problematika më të shumta, ku bëhet me dije se vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura.

Informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit

Gjatë gjithë natës dhe sot, vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë kemi ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët

· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.

· Eshtë bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.

· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.

· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë

· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.

· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.

Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.

Lexo më shumë  Kurti në Vushtrri: Gjyshërve që do të kujdesën për fëmijët prej moshës 1 deri në 3 vjeç, nga 100 euro çdo muaj

Rruga Press

YouTube player