KryesoreOpinion/Aktualitet

“Durrës Marina” po ndërtohet me paratë e shqiptarëve, ndërsa fitimet i merr kompania e Alabbar

Gazetarja Ola Xama ka ngritur akuza të forta ndaj projektit “Durrës Yacht Marina”, duke deklaruar se investimi i prezantuar si një nga projektet më të mëdha të huaja në Shqipëri po financohet kryesisht nga blerësit dhe jo nga kompania e familjes së Mohamed Alabbar.

Projekti që fillimisht u promovua si një marinë turistike që do ta kthente Durrësin në qendër të jahteve në Europë, në realitet është një projekt masiv ndërtimi me pallate dhe hotele mbi territorin e Portit të Durrësit.

Ajo thekson se, sipas planit të biznesit, kompania Eagle Hills merrte përsipër të investonte vetëm një pjesë minimale të projektit, ndërsa pjesa më e madhe e financimit do të sigurhej përmes kontratave të parashitjes me qytetarët.

Lexo më shumë  Nga “Kosovo” në “Kosova”: Më shumë se një ndryshim germash, një akt vetëvendosjeje

Në reagimin e saj, Xama thotë se toka dhe taksat infrastrukturore janë kontribut i shtetit shqiptar, ndërsa kompania private synon të përfitojë qindra miliona euro fitim me një investim relativisht të ulët nga kapitali i vet.

Gazetarja ngre shqetësime edhe për cilësinë e punimeve, duke deklaruar se disa prej godinave të para të projektit kanë shfaqur probleme strukturore, ndërsa punimet po realizohen nga kompani shqiptare dhe jo nga firmat prestigjioze ndërkombëtare që u përmendën në fillim të projektit.

Bilancet financiare tregojnë se shumica e punimeve janë financuar nga pagesat e klientëve që kanë blerë apartamente, çka sipas Xamës e kthen projektin në një “bixhoz me paratë e qytetarëve”.

Lexo më shumë  Lëvizja VETËVENDOSJE! publikon listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Ajo kritikon edhe modelin ligjor të financimit të ndërtimit në Shqipëri, duke thënë se konsumatori merr të gjithë riskun financiar, ndërsa investitori garanton fitimet.

Në fund, Xama argumenton se projekti po dëmton jo vetëm blerësit potencialë, por edhe interesin publik, pasi sipas saj po shkatërrohet Porti i Durrësit, një aset strategjik i vendit, për t’i hapur rrugë një investimi privat me kontribut minimal financiar nga kompania e huaj.

Rruga Press

YouTube player