Lajme

Durrës/ Banorët protestojnë: Dalim me çizme nga shtëpia, ne këtu notojmë si në Venecia

Ditën e sotme, banorët e lagjes nr. 13 në qytetin e Durrësit kanë bllokuar punimet në rrugën “Rrota e kuqe”.

Gjatë sezonit të shirave kjo rrugë, për shkak të shkarkueseve të vogla dhe të vjetra, të cilat nuk mund të përballojnë sasinë e madhe të reshjeve, përmbytet, me ujin që arrin deri në nivelin e banesave.

Këtë shqetësim e ngrejnë vetë banorët, të cilët deklarojnë se u duhet të dalin me çizme kur ka shira, pasi niveli i ujit arrin mbi 20cm, duke ia bërë të vështirë jetesën.

“Ne jemi të gjithë si familjarë që mbytemi në ujë. Për këtë po protestojmë ne, për këtë po ankohemi ne. Rruga edhe në behar, jo më në dimër, komplet ujë është”, tha një prej banorëve.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

“Problemi në lagjen tonë ka nja 20 vjet. Nga shtëpia unë s’dal dot se bëhet liqen, edhe pse pompat unë i paguaj vetë nga xhepi im korentin e ujit të qeverisë”, nënvizoi një tjetër.

Ata ngrenë shqetësimin se, mbi të gjitha kompania e kontraktuar për kryerjen e punimeve, nuk ka vendosur asnjë tabelë për nisjen e punimeve, në të cilën të shpjegohet data e nisjes apo e përfundimit, si edhe të dhënat e tjera përkatëse.

“Kanë ardhur pa bërë asnjë plan, pa ardh inxhinieri me na njoftu për zbatimin ça plani ka, infrastruktura, rrugën, kanalizimin, ujërat e zeza, ujërat e bardha, se ne këtu notojmë si n’Venecia”, ishte shqetësimi i një banori.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Banorët e lagjes nr. 13 deklarojnë se ata nuk janë kundra punimeve, por vetëm nëse këto ndërhyrje në rrugë do të zgjidhin problemet, e jo të rëndojnë më shumë situatën.

“Ne nuk jemi kundra zhvillimit, kundra rrugës. Ne jemi kundra atyre, se duhet një plan rregullues, se këtu bëhet det, Venecia e dytë. Këta vijnë ta shtrojnë me asfalt, pa u hap kanalizimet”

“Punimet shyqyr le t’i bëjnë, por të vendosin kolektorët, pastaj le ta hudhin atë çik asfalt”, pohuan ata.

Për banorët, shtrimi i kësaj rruge, pa një plan të mirfilltë është thjesht harxhim i taksave të qytetarëve. Ata njoftuan edhe policinë, për t’i ardhur në ndihmë rezistencës së tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *