Lajme

Durrës: Banorët në protestë. Pallati u prish në 2019-ën, e ato janë ende pa shtëpi

Procesi i rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 2019 duket se nuk po ecën me ritmet e duhura në Durrës.

Të shtunën banorë të një pallati të dëmtuar protestuan për të disatën herë para Bashkisë së Durrësit duke kërkuar për ndërhyrjen e saj.

Prej një muaji kompania që do të kryejë riforcimin e pallatit thonë se ka ndërprerë  punimet.

“Punimet janë ndërprerë. Ka një muaj që janë ndërprerë punimet dhe asnjë përgjigje nuk kemi marrë as nga Bashkia as nga inxhinjerët. Vetëm duam që inxhinjerët projektues që kanë bërë projektin e pallatit tonë të vijnë të shikojnë dhe një herë gjendjen reale të pallatit. Akt ekspertiza nga Instituti i Ndërtimit thotë që struktura e pallatit nuk i përgjigjet kërkesave sizmike.”

“Me një lapsus që unë nuk po arrij ta kuptoj, me një lapsus ndryshohet viti i ndërtimit të pallatit. Ti vijë zor atij. Dhe kjo ka të bëjë me karakterin e njerëzve. Pallati është ndërtuar më 1982 dhe Agimi e Kujtimi e kanë nxjerrë më 1994.”

Banorët u shprehën se do t’i drejtohen SPAK-ut nëse nuk do të marrin një zgjidhje nga Bashkia.

“U bë hera e dytë që mblidhemi dhe si përfundim nëse nuk zgjidhet ne do të përfundojmë në SPAK. Problematikat e pallatit askush nuk po i merr përsipër.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *