Dumani “minierë ari” për SPAKun, zbulohen 12 ngjarje kriminale, dëshmitë e tij: Më kanë ofruar miliona euro për vrasje (Të përfshirë edhe ish shefë krimesh)
Më shumë se 12 ngjarje kriminale janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. Ekzekutime mafioze dhe krime të pakryera janë tani nën lupën e strukturës antikorrupsion e cila ka lëshuar urdhër arreste për krerë të botës së krimit ndaj të cilëve janë ngritur akuza të rënda. Në dëshminë e tij ka treguar se ka marrë “ofertë”, edhe për kryerjen e një vrasje të dyfishtë të personazheve të njohur të botës së krimit , vlera e të cilëve kapte vlerën e 1 milion eurove. Por këtë vrasje ai nuk e ka marrë përsipër. Dumani është zbërthyer përpara hetuesve, ku vetë autoritetet e konsiderojnë si një “minierë ari” Dumanin, ku dhe operacionin e koduan “Golden Bullet”, duke e konsideruar si plumb të artë njeriun që është autor i disa vrasjeve. Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK që ka marrë 100 mijë euro nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles, por kete krim nuk e kreu për shkak se sipas tij donte të hynte në konflikt me Martinajn. Referuar dosjes për megaoperacionin një nga vrasjet e bujshme të zbardhura është ajo e Fatmira Dedës, ngjarje e ndodhur në vitin 2014.
Në dëshminë e Dumanit, thuhet se ekzekutimi i saj është bërë nga Talo Çela, pasi kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, i vrarë në vitin 2013. Ky i fundit sipas të dhënave nga dosja është ekzekutuar nga miku i Dumanit, Henrik Hoxhaj dhe Fatmir Qoli, i shpallur në kërkim. Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e vëllait të armikut të tij të përbetuar Talo Çelës. Në deklarimet e tij Dumani ka thënë se Bujar Çela u ekzeutua nga Besmir Xhixha , vetë ai dhe një peroson tjetër që eshtë shpallur në kërkim.
Ndërsa 2.8 kg tritol të vëna në banesën e Talo Çelës, rreth një vit e gjysmë më është vënë nga shtetasi Elio Bitri. Në atë kohë shpërtheu vetëm një pjesë e vogel e lëndës plasëse dhe nëse shpërthente e gjitha do shkaktonte dëme të mëdha. Sipas të dhënave dhe dosjes së Spak ngjarja erdhi pasi i shumkërkuari Çela kish organizuar një plan për vrasjen e Florenc Çapes, por edhe të Sokol Sanxhaktarit, ngjarje që nuk mundi ti realizoi dot. Gjithashtu Nuredin Dumani është pajtuar dhe nga avokati i grupeve kriminale Alban Bengasi për të hedhur në erë automjetin e basshkshortes së tij me të cilën është në proces divorci. Sipas dosjes përveç dumanit është kontaktuar edhe Elio Bitri, që sipas dosjes njjihet si “ekspert” në përgatitjen e lëndëve plasëse. Ndërsa për efektiv Palushi, Dumani e implikon ish shefin e krimeve në prishjen e provave me qëllim akuza e vrasjes ti kalonte Albert e Seit Manhasës. Një tjetër ngjarje e zbardhur është edhe atentati i dështuar ndaj pronarit të shkollës private Lulzim Masha.
Referuar dosjes që tashmë i ka kaluar SPAK, vrasja e tij është porositur nga Suel Çela. Sipas hetimeve përveç Skerdi Tases që ndodhet në pranga në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Henrik Hoxhaj. SPAK vijon ende hetimet 3 prokuroret Musabelli, Dibra e Dumani, që po kryjenë veprimet hetomore, ku u shkarërruan deri më tani 8 grupe kriminale, të zbardhin ngjarje të tjera të rënda që kanë nddhur në dekadën e fundit në vendin tonë. Sic duket Dumani ka zbardhur nyje të rëndësishme në botës së nëndheshme të trekënsshit Elbasan-Durrës-Tiranë, ku me kërkesë të Spak gjyqtarja Atalanta Zeqiraj miratoi 32 masa arresti me burg, ndaj personave të njohur të botës së krimit.
Rruga Press